• |
ide | kryesore

Meta tjetër kunjë Ramës. E përball me “fundin e marrëzisë”

Arkiva, Kryesore



Nuk dihet nëse Rama do të vazhdojë t’a quajë ende Metën presidenti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë edhe tani kur pas kthimit të ligjit për Teatrin, Presidenti Ilir Meta ka kthyer edhe atë për uljen e tatimit për lojërat e fatit. Në paketën e re fiskale që u miratua pak ditë më parë në parlement u votua që vitin tjetër për lojërat e fatit, tatimi mbi xhiron të llogaritet pasi janë zbritur shpenzimet operative dhe fitimi i ditës nga klientët që luajnë. Megjithëse, gjatë mbrojtjes në parlament ministri i Financave, Ahmetaj, theksoi se kjo nuk quhet një ulje por një rritje me 10 %, presidenti i Republikës ka argumentiuar se ky ligj nuk është në favor të publikut pasi ai ndihmon vetëm biznesin e llotarive.

Por pavarësisht nga arsyet ligjore që ka gjetur Ilir Meta, lëvizja e fundtit ngjan të jetë tejet politike. më shumë se mbrojte e frymës së kushtetutës, interesit publik dhe moralit dhe financave të familjes shqiptare kthyerja mbrapsht e këtij ligji ka në prapavijë diskreditimin e qeverisjes së Rilindjes. Sepse ashtu sikurse tani më e dinë të gjithë ajo filloi me operacionin zhurmëmadh “fundi i marrëzisë” dhe tani po kthehtet në një shtojcë të biznesit të basteve. 

Në vjeshtën e vitit 2013, të gjithë e mbajnë mend dalldinë që kapi mbi 6 mijë trupa policie për të mësyrë drejt kazinove. Ende janë në memorie shiritat e verdhë në dyert e tyre, që krijonin përshtypjen se aty kish ndodhur një krim makabër. Ende zhurmojnë vendimet për ta shoqëruar me eskortë 24 orëshe, si një luftëtare të re të antimafias, drejtoreshën e Rilindjes që do luftonte me këtë biznes të paskrupullt.

Dhe natyrisht në gjithë këtë sfond beteje epike u shfaq edhe kryeministri, që shpalli masat drastike kundër kazinove. Ato nuk do të ishin më pranë qendrave të banuara. Do të vendoseshin larg nga shkollat dhe zemra e qyteteve. Plani i qeverisë për këtë biznes parashikonte që ato të zhvendoseshin drejt zonave turistike, hoteleve me 5 yje, pra sa më larg jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

Lexo me tej:

Aksioni kundër Lojërave të Fatit/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon qëllimin e vërtetë të Tahirit

KLSH zbulon “marrëzinë pa fund” të lojërave të fatit. Dëmi në 3 vjet 375 milionë euro

Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.

Por, butaforia nuk zgjati shumë dhe dalëngadalë fundi i marrëzisë ia la vendin heshtjes. Një vit më pas revista ekonomike “Monitor”, me një investigim të plotë, pohonte se nga 1 mijë pika lojrash të bllokuara, vetëm 25 biznese ishin mbyllur. Edhe ligji që i jepte fund ekzistencës së kazinove dhe bingove në qytete, u shty për zbatim për në janar të vitit 2016. Me një ndërhyrje të re data u rrokullis deri në fund të po atij viti. Dhe, kur të gjitha justifikimet qenë djegur dhe “fundi i marrëzisë” duhej të bëhej fakt, disa deputetë të majtë i kërkuan parlamentit një afat të ri deri në fund të 2018.

Po t’i lexosh arsyet që ata rendisin në relacionin dërguar kuvendit, dhe që më pas e votuan, ato qenë qesharake. Ata u qanin hallin pronarëve të kazinove që kishin nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendonin se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kishin se ku të zhvendoseshin. Ata paralajmëronin mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.

Argumentat dukeshin absurdë.

Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet?

Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 “fundin e marrëzisë” nuk kishte ndryshuar.

Por Rama e hengri turpin me bukë dhe e votoi shtyrjen e afatit. Kur u pyet në disa konferenca shtypi me radhë ai deklaroi një proçkë të madhe që nuk e besoi askush: Se ai vazhdonte të qe kundër favorizimit të lojrave të fatit, por se ishte minorancë brenda partisë së tij dhe grupit parlamentar  (Video poshte). 

Dhe tani ndrsa shqiptarët prisnin mbajtjen e premtimit të shtrë tre herë, qeveri merr një masë tjetër, për favorizimin e bixhozit. 

Dhe me sa duket pikërisht për të vënë në pah sa hipokrizinë po aq dhe kapjen e Ramës “presidenti më i mirë që kemi pasur” ka dashur t’a mbajë hapur debatin për dhuratat ndaj botës së errët të kumarit. Meta më shumë se si kryetar shteti që perokupohet për financat dhe familjen shqiptare, këtë herë ka vepruar si politikan për të vënë në dukje dyfytyrësinë e Ramës.  

©Lapsi.al
Lexo më tej:



4 Comments

  1. Bushat si i behet KUR JANE TE GJITHE TE MARRE dhe te gjithe HAJDUT! Mos ndoshta kete “Marrezi” e “ndajne” anal()iste apo gazetarucet e shumte ne Media Vizive dhe te Shkruar qe i kemi aq te shumte dhe “ushtar te bindur” te Parase dhe Jo te atij “Pak” Morali apo Profesionizmi!? Problemi eshte se ne shkrimet tuaja ju nuk jepni zgjidhje por vetem na tregoni se c’fare ben pala e Qeverise ndersa KUSH PRET TI VIJE NE PUSHTET KETIJ POPULLI nuk beni ze sepse Qan Basha duke ju thene se Ju nuk i jepni aspak mbeshtetje dhe kohe Opozites!? Por cila opozite dhe c’fare ka ndryshuar tek ata!? Nuk ishte ky Bashe se bashku me Berishen qe per Interesa Personale Pranuan te “Mbyllet” Cadra vetem e vetem ti shpetonin Hetimit! O BUSHAT eshte KRYEKEPUT Theater i Tyre si “Politikane” dhe Tuaj’i si gazetare!? Rruaj keto shkrime te sotme se po erdhi ne pushtet PD-ja mbase do te duhen dhe pa le se c’fare PERRALLE tjeter do te na thuash. Sa per Bonuset apo ndonje mbeshtetje PARA-je per Ty & Co., patjeter do te gjenden. Sa te jene keta Politikane JU PARALEL DO TE ECNI ME TA!

  2. A mund ti jepet fund marrezise nga nje i marre apo shejtan budalla si i gjati ine? Vete ky eshte kulmi i marrezise

  3. Mender jush “atdhetari” i paguar shikoni per ndonje pue te re se shume shpejt do ngeleni pa pune me” turshite e kalbura” qe shisni ne treg.

    1. Ty nuk tebene pershtypje qe kjo çeshtje duhet te ishte mbyllur qe ne dhjetor 2015? Ky jo qe nuk i mbylli por po ju ul taksat , apo edhe kjo nuk te bene pershtypje? Mjere ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *