• |
ide | kryesore

Mustafaj: Drejtësia e paralizuar, Rama kontrollon gjyqësorin

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, shprehet se procesi i reformës në drejtësi është maksimalisht i ngadalësuar dhe vendit i është shkërmoqëur shkalla e tretë të gjyqësorit. Sipas tij, kjo bllokon qytetarët të apelojnë çështjet e tyre si dhe i jep mundësi Ramës të kontrollojë këtë degë të drejtësisë.

Mustafaj tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.

“Në këtë proces të gjitha hallkat janë të ngadalësuara në maksimum., kjo është kostoja. Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin.

Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë.” – u shpreh në rubrikën “Opinion” të “News 24” Besnik Mustafaj.

©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Ke qene pjese e sistemit politik. Si te zinte gjumi kur emeronit keta palo hajdut ne drejtesi? Gjene e paralizuar nuk e kontrollon askush!

  2. eshte sistemi qe ndertuat me deshire te plote , duke e shkerdhyer kete vend.. rri aty e mos ha mut, se vjen ere..mire dje qe ishte ai merhumi qe mbylli vendin.por kur u hap shqiperia , pse nuk moret eksperiencen e perendimit ta benit vendin si zvicera, kush ju pengoj nathuaj se ke qene qeveritar, tani mbas 30 vjet u kujtove qe eshte bere muti mullar. hajt kris bythen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *