• |
ide | kryesore

Plagosja në Korçë për borxhin, lihet në burg autori i dyshuar për ngjarjen

Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Gazmend Agollin, autorin e dyshuar të plagosjes 38-vjeçarit Erion Hoxhallari. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe Prokuroria.

Ndërsa për shtetasit e tjerë Daniel Morava dhe i plagosuri Erion Hoxhallari gjykata ka dhënë masën detyrim paraqitje. Ngjarja që ndodhi ditën e shtunë në Korçë ku mbeti i plagosur shtetasi Erion Hoxhallari ndodhi për shkak të një borxhi të pashlyer.

Hoxhallari ka marrë një shumë parash nga djali i Gazmend Agollit, ish-punonjës i policisë, por nuk ka mundur ti shlyejë në kohë ato duke sjellë edhe përplasjen me armë. Burime bëjnë me dije se një konflikt fizik ka ndodhur edhe disa muaj më parë, ku janë përfshirë Erion Hoxhallari dhe djali i Gazmend Agollit.

Përplasja ka vijuar pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Korçës, ku ish- punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri mbi 38 vjeçarin Erion Hoxhallari, ndërsa ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër me iniciale A.Q por ky i fundit iu ka shpëtuar plumbave për shkak të bllokimit të armës.

Pas ngjarjes, autori ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi, ndersa për të fshehur provat shtetasi Daniel Morava ka larguar armën nga vendi i ngjarjes por është ndaluar nga policia, ndërsa më herët u arrestua edhe autori i plagosjes Gazmend Agolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *