• |
ide | kryesore

REPLIKAT/ Rama gati për një “17 maj” të dytë, Basha: Kurrë më!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaron se “marrëveshja e 17 majit 2017” mes tij dhe Lulzim Bashës nuk është e pamundur.

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Rama tha se në shtator qeveria do të paraqesë një platformë bashkëpunimi mes mazhorancës e opozitës duke shtuar se të vetmen gjë që nuk do t’i ofronte ishte pushteti.

“Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa.

Rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të pasur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi” – tha Rama duke bërë edhe një batutë: “Ullinjtë janë një pemë që jeton gjatë… kështu që besoj se do të vijë dita për t’u rikthyer dhe për të ujitur atë fidan”.

Disa orë më vonë ka ardhur dhe reagimi i Bashës, i cili ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’i kthyer përgjigje “ftesës së Ramës”.

“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”- është përgjigjja e Bashës. ©LAPSI.al

Image



1 Comment

  1. Po c; fare 17 Maj te dyte kerko ky batakci,,,A e provoi se si i vodhi votat, a denoi ndonje qe ministrat e perkoheshem( gjasme) padisnin shume zyrtare e vepra te tjera anti ligjore, dhe ky deklaronte se urdherat e ketyre ishin te pa vlefshem,, Kete ky si i pa karakter, batakci, gangsterr, mafioz, drogmen, e ben per sy e faqe te politikes se shitjes, qe te na duket sa ma demokratik, e bashkepunues, por me gjarperin RAMA,,, nuk rrin as gruaja e jo me politika. Bloza e ka mbuluar me tere ato qe ka bere, e mendo te beje, por si degjenerate, e kodosh qe e frymezojne sufleret kopile komuniste, nuk kane me vlere. I rrjepuri nga gjithecka ka bere, nuk mund te vishet me kostumin e se ardhemes. Ky e merito te fshihet nga lista politikes, si faqia e zeze e demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *