• |
ide | kryesore

Rinovim milioner, Chelsea blindon Kante me shifrën e çmendur

Sport



Mesfushori i përfaqësueses së Francës, N’Golo Kanté, nuk do të lëvizë nga Chelsea. “Shkëtarruesi” i konsideruar ndër më të mirët e rolit në botë, është pikë fikse e projektit të Maurizio Sarrit: Roman Abramovich është gati ta kënaqë teknikun dhe sipas asaj që raporton Times, pronari I Bluve ka kthyer pas të gjitha ofertat e ardhura për Kante nga PSG. Për Kanté, që i pëlqen shumë edhe Juventus, në tavolinë është vendosur një shifër e cmendur rinovimi prej 17 milionë euro në sezon.

Përvecse po konfirmojnë të gjithë kampionët që kanë në skuadër, londinezët janë në kërkim të pedinave të rëndësishme në merkato, n jë për cdo repart: Sarri kërkon një portier duke qenë se largimi i Courtois është i pashmangshëm, një mesfushor i aftë në inserime dhe në fund një sulmues. Nëse për mesfushën në shënjestër është interisti Vecino, për sulmin synohet një goditje e fortë dhe sipas shtypit anglez objektivi numër 1 është polaku i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, për të cilin në fakt Bayern ka deklaruar se nuk është në shitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *