• |
ide | kryesore

Tare bind Milinkovic Savic, Juventus e Real Madrid me “gisht në gojë”

F1, Sport



Pas një dite vonesë se humbi avionin, Sergej Milinkovic-Savic është prezantuar në klinikën Paideia për vizitat mjekësore të fillimit të sezonit: “Nëse do të qendroj? Sigurisht, nëse jam këtu…”. Përgjigja e mesfushorit serb të Lazios për të ardhmen nuk lë asnjë fije dyshimi se Juventus e Chelsea kanë mbetur me “gisht në gojë”. Takimi me Claudio Lotito e Igli Taren është tashmë vetëm formal dhe Simone Inzaghi që e kishte kërkuar me ngulm qendrimin e shtatlartit mund të jetë i lumtur.

Presidenti bardhekaltër ka ndërmend ti rinovojë kontratën, që skadon në 2022 për 1,5 milionë euro në sezon. Shifër shumë e ulët në krahasim me atë që mun d ti garantojë Chelsea. Blutë po përpiqeshin të futen mes Juventus (për momentin i impenjuar me Milan në shkëmbimin Bonucci-Caldara e në cështjen Higuain) dhe Real Madrid, që po merret me dyshen e londinezëve Courtois e ëillian, por duket se manovrat e gjigantëve europiane po shkojnë dëm. Minkovic Savic duket i bindur nga ajo cfarë I garanton Igli Tare.

Nga qendra e grumbullimit “Auronzo di Cadore” Simone Inzaghi u tregua i qartë kur kërkoi nga Lazio të mos e shiste Milinkovic-Savic. Edhe pse do të jetë shumë e vështirë përpara një oferte jashtë normave të merkatos së serbit prej 120 apo 140 milionë euro.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *