• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh pranë banesës së të dënuarit për vrasje

Lajme



Ditën e djeshme, disa të shtëna armësh pranë banesës së një ish të dënuari në Kaftall të Pukës, e kanë shqetësuar këtë të fundit.

41-vjeçari A.M. denoncoi sot në polici se ditën e djeshme rreth orës 21:10, në afërsi të banesës, persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar.

Policia sqaron se denoncuesi ka qenë i dënuar në Greqi për vrasje. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *