• |
ide | kryesore

Veting ish kreut të gjykatës së Vlorës, DSIK: Artur Malaj u përfshi në korrupsion!

Lajme, Të fundit



Artur Malaj ishte gjyqtar në Vlorë deri në korrik të vitit 2013, por shtëpinë në Tiranë e porositi që në vitin 2005. Ashtu siç e parashikoi ai vetë, u transferua në Tiranë në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit. ILDKPKI nuk i gjeti probleme në pasuri, por juristja e huaj e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit duket se kishte shumë dyshime për pasurinë e tij.

KPK thotë se ka dyshime se gjyqtari është i përfshirë në afera korruptive. DSIK thotë se ai është përfshirë në afera korruptive si kryetar i Gjykatës së Vlorës, duke favorizuar palë në proces në këmbim të parave dhe favoreve.

KPK ka administruar dosjet e cituara si korruptive nga DSIK dhe ka dalë në përfundimin se raporti është i paplotë dhe i pabazuar në prova dhe fakte.

Malaj ka në pronësi tokë bujqësore në Vlorë me sipërfaqe 2000 metra katrorë. Tokë ullishte me sipërfaqe 3500 metër katrorë, po në Vlorë, në pronësi 50%. Ai ka një apartament në Tirane me sipërfaqe 106 metër katrore, të blerë për 55 mijë euro, me garazh.

Ka marrë kredi 5 milion lekë në bankë. Ndërkohë që garazhi rezulton me sipërfaqe 16 m2 blere ne vitin 2008, me 50% blerë për 500 mijë lekë. Në raport theksohet se ka probleme me kontratat e blerjes së shtëpisë, pasi paratë janë paguar pa noterizim.

 

Debati me përfaqësuesen e ONM

Përfaqësuesja e ONM ka kërkuar detaje lidhur me banesën e tij në Tiranë. “Ju e porositët shtëpinë në 2005 në Tiranë ndërkohë që punonit dhe jetonit në Vlorë. Shtëpia përfundoi në 2008 dhe ju keni nisur të jetoni aty në 2013. Shtëpine e keni blerë me kredi për strehim. Nga e dinit ju që një ditë do transferoheshit në Tiranë?”- ka pyetur ajo.

Gjyqtari: Nuk kisha arsye pse mos ta besoja një gjë të tillë. Kërkova transferim në Tiranë. Shtëpia u vonua sepse unë jetoja në Vlorë dhe nuk kisha mundësi që të shkoja të interesohesha për të dhe firma më neglizhoi, nuk ma kishte mbaruar apartamentin ndërkohë që ato të fqinjëve kishin mbaruar. Bëmë kontratë tjetër ndaj u ul vlera e shtëpisë se pllakat i shtrova vetë.

Përfaqësuesja e ONM e pyet për pasuritë e kunatit dhe motrës së gjyqtarit. Sipas saj, kunati ka pasuri të mëdha që nuk justifikohen me punët që ka bërë, pra katër apartamente dhe katër parcela toke në Vlorë.

Gjyqtari: Këto pasuri nuk janë vetëm të kunatit, por edhe të familjes së tij. Babai i tij ka punuar në SHBA, kurse vëllai tjetër është në emigracion. Babai i kunatit ka qenë drejtor i fabrikës së përpunimit të peshkut në Vlorë dhe pas viteve ’90 ai ishte një nga privatizuesit e saj.

Përfaqësuesja e ONM e pyet lidhur me një shtetas A.S. tek i cili kunati dhe motra e gjyqtarit kanë blerë disa prona. Sipas ONM, gjyqtari ka paraqitur një dëshmi penaliteti të personit që nuk ka qenë i dënuar. Përfaqësuesja e pyet, si munde ligjërisht të marrësh dëshmi penaliteti pa dijeninë e personit.

Gjyqtari: E bëra për shkak të vetingut

Përfaqësuesja e ONM: Personi në fjale është i dënuar për falsifikim dokumentesh



2 Comments

  1. Mos u merni me shtepine 3 kate mbi bunkere dhe me toka bujqesore ne fshat, kur te tjetet kane shtepira dhe Amerike. E pash ate qe ju e quani vila 3 kate ne nje rrugice te ngushe qe s’ futet dot makina. Kam bere shkollen e mesme te shkolla Halim Xhelo ne maturen e vitit 1990- 1991 . Po me duket se kur s’ kapin dot peshkun e madhe meren me cironkat. Shame on them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *