• |
ide | kryesore

Willian, pas justifikimit “pasaportë” qendron Real Madrid

Sport



Kur një lojtar është në qendër të merkatos e kërkohet nga klubet më të rëndësishme të Europës, vonesa të paparashikueshme e vendosin në panik klubin e tij. Kjo i ka ndodhur Chelsea, kur ka parë mungesën e brazilianit Willian edhe pse pushimet post-Botëror përfunduan.

Versioni i fantazistit brazilian, që justifikohet edhe nga londinezët është se Willian nuk është paraqitur në qendrën e Bluve sepse është detyruar të qendrojë në Brazil për disa probleme që lidhen me pasaportën.

Megjithatë pak vetë i besojnë kësaj historie, ndërkohë që pjesa dërrmuese beson se numri 22 i Chelsea ka dashur të përsërisë të njëjtën strategji të Diego Costa: të vonojë kthimin në pritje të një thirrje nga një tjetër shoqëri.

Në këtë rast Real Madrid, që ka ofruar 100 milionë për të marrë kartonin e brazilianit, duke përfshirë në bisedime edhe portierin Courtois.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *