• |
ide | kryesore

Zbulohet fidanishtja me kanabis në Përmet, dy të arrestuar

Lajme, Të fundit



Plot 853 fidanë kanabis janë zbuluar nga policia e Gjirokastrës në fshatin Sukë të Këlcyrës. Policia bën me dije se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi i farishtes dhe më pas asgjësimi i bimëve. Policia ka arrestuar dy të rinj nga fshati Sukë, si kultivues të drogës. Ata janë shtetasit A.A dhe E.H, 22 e 19 vjeç. Kjo është sasia e dytë më e madhe e drogës e kapur në qarkun Gjirokastër pas zbulimit të 6 parcelave me 2300 rrënjë kanabis në fshatin Skore të Dropullit në mes të muajit korrik.

© LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *