• |
ide | kryesore

Adem Demaçi me shesh e shtatore në Prishtinë

Lajme, Të fundit



Një shesh në Prishtinë do ta mbajë emrin e Adem Demaçit. Aty do të vendoset edhe një shtatore e veprimtarit të çështjes kombëtare. Por askush nuk po e di se ku ndodhet ky shesh. Të martën, Qeveria e Kosovës ka formuar një komision për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin e Prishtinës që do ta marrë emrin e tij.

Por askush nuk e di se ku mund të ndodhet ky shesh. E as ku do të vendoset shtatorja e Demaçit.

Gazeta Express, të martën, përmes email-it, ka kërkuar informacion nga Qeveria se ku është paraparë të ndërtohet sheshi dhe shtatorja e Adem Demaçit, por nuk ka marrë përgjigje.

Nga ana tjetër, dje vetëm është njoftuar se Qeveria e ka obliguar komisionin e saj për shpalljen e konkursit, përzgjedhjen, rregullimin e hapësirës në lokacionin sheshi “Adem Demaçi”, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të punëve deri në vendosjen e shtatores.

Përveç sheshit, komisioni i Qeverisë parasheh që emrin e Adem Demaçit ta mbajnë edhe autostrada Prishtinë – Pejë dhe Parku i Qytetit në Prishtinë.

Adem Demaçi ka vdekur javën e shkuar në moshën 83-vjeçare. Për vdekjen e veprimtarit të njohur si “Mandela i Kosovës”, i cili mbajti 28 vjet burgim për çështjen kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë, Presidenca kishte shpallur tri ditë zie./express



2 Comments

  1. Çdo njeri ka te mirat dhe te keqijat e tij , diferenca per te thene “i mire” apo “i keq” per nje person qendron ne faktin se kush nga keto mbizoteron tek ai , tek ty mbizoteronte e mira . Respekte

  2. Nuk lame spiune dhe tradhetare dhe enveriste pa i bere monumente……nuk ka njeri me anti clirim te Kosoves se ka Demaci……fati i tije eshte se vdiqe kur Kosova drejtohet nga MAFIA me Thacin padrino, te cilit i ka sherbyer aq shume Demaci por edhe Qosja…….dhe MAFIA kosovare po e shperblen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *