• |
ide | kryesore

Berisha: Pse qeveria po ul pagat e punonjësve të administratës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha denoncoi sot vendimin e qeverisë për ngrirjen e pagave të punonjësve të administratës publike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryeministri thekson se vendimi për ngrirjen e pagave për mësuesit, mjekët policët dhe punonjësit e tjerë të administratës publike de facto është ulje pagash.

Ai e argumenton këtë përfundim me luhatjen e inflacionit. Sipas Berishës, ngrirja e rrogave të punonjësve të administratës i jep një goditje të rëndë shërbimeve të qytetarëve.

Postimi i  Sali Berishës: 

Narkoqeveria ngrin pagat, de facto i ul ato!

Të dashur miq, ndërkohë që vetë vjedhin me valixhe paratë e takspaguesve para largimit me pushime vendosen të ngrijnë pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, policëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të administratës duke anulluar vendimin e mëparshëm.

Ky është një skandal prej zuzarësh. Në të vërtetë me këtë akt ata po të kemi parasysh inflacionin i ulin rrogat e punonjësve të shtetit dhe japin një goditje të rëndë shërbimeve qytetarët.

Duke denoncuar këtë akt të papergjegjshëm ju bëj thirrje punonjësve të administratës protestoni me të gjitha mënyrat kundër Noriegës dhe narkoqeverisë se tij. sb



2 Comments

  1. Saliu vecse i ngriti rrogat! A e dini se si me firmat piramidale dhe me Gerdecin dhe 21 Janarin pa folur per CEZ! miliona bene me liken! Po atdhetari sali saberi me rrugen e kombit? Mezi po pres te dale ne gjyq saliu me liken dhe bashen dhe te gjithe ata qe kane vjedhur dhe vrare!

  2. Eshte shume e domisdoshme qe ata qeveritare qe kane shkaterruar dhe grabitur popullin dhe shtetin te dalin perpara drejtesise.
    Po nuk dolen ata para drejtesise atehere tregohet qe nuk po hecim perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *