• |
ide | kryesore

Champions/ Tekniku Cungu e ka zgjidhjen, mbrojtje e blinduar dhe… Reginaldo

Sport



Ajo që do të luhet sot në mbrëmje në orën 19.00 në Azarbaixhan, për kthimin e raundit të dytë të Champions League, është sigurisht një ndeshje e vështirë, madje më shumë se e vështirë po të mendosh potencialin e Qarabag dhe faktin që 90 minutat decizive do ti luajë në shtëpi. Por Kukësi shkon si i barabartë në Azaerbaixhan dhe ka të drejtë, jo vetëm për rezultatin 0-0 të ndeshjes së parë, por edhe për mënyrën si u prezantua në Loro Boriçi.

Qarabag do të përpiqet të shrytëzojë supremacinë e faktorit fushë, por në anën tjetër do të gjejë një ndeshje identike me të parën, në mos më të komplikuar. Nëse Kukësi u kujdes të mos pësonte në Shkodër, të mërkurën Cungu do ta blindojë edhe më shumë mbrojtjen, me kapitenin Shameti edhe njëherë të thirrur në cështje për të bërë stoperin.

E për ti dhënë pak më tepër moral Cungut dhe të tjerëve për sfidën e kthimit në Tofiq Bakhramov Stadium mendon ardhja e Reginaldos, sulmuesit që do ti japë shpejtësi dhe finalizim manovrës së Bluve.

Tekniku shkodran e ka të dizenjuar prapavijën me 5, ndërsa në mesfushë Musolli e Dzaria do të kenë lodhjen më të madhe, për të suportuar të dyja fazat e lojës, me Cyrbjen që në letër duhet të jetë më afër Reginaldos, që edhe pse ka pak seanca stërvitore me verilindorët, duhet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Është një përballje si e Davidit dhe Golias në fakt, por kush e di nëse legjenda nuk përsëritet edhe në Baku…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *