• |
ide | kryesore

Higuain e Caldara tek Milan, Bonucci rikthehet tek Juventus: Akord i arritur me këto shifra

F1, Sport



Cështja më e nxehtë e merkatos, pas Cristiano Ronaldos është e kryer tashmë! Mbeten vetëm firmat, por akordi është arritur. Gonzalo Higuain do të veshë fanellën e Milan e bashkë me të edhe Mattia Caldara, që do të këmbehet me Leonardo Bonuccin, i cili do të kthehet të veshë fanellën e Juve.

Shkëmbimi i rëndësishëm në aksin Torino-Milano është konkretizuar pasdite: Higuain kalon tek Milan në huazim prej 18 milionësh me të drejtën e blerjes për 36 milionë. Këmbim me vlerësim të barabartë në vlerësim prej 40 milionë euro mes Caldaras e Bonuccit. Priten vetëm firmat, por për Milan e Juve është cështje e mbyllur.

Sapo janë zgjidhur dyshimet e Higuain, që lidheshin me cështjet ekonomike dhe pagesat, operacioni ka përfunduar me sukses. Decizivë në fakt kanë qenë një seri takimeshdrejtuesve të klubeve në Milano. Marotta e Paratici kanë takuar të gjithë të interesuarit: Leonardo, për Milan, Nicolas Higuain, agjenti e vëllai i Pipitas, Alessandro Lucci, agjenti i Bonuccit, Beppe Riso, prokuratori i Caldaras. Rreth orës 17.30, në përfundim të takimit është përhapur lajmi për akordin e arritur.

Higuain kërkonte një dalje të mirë nga Juventus prej rreth 6 milionë euro, në vecanti për të pranuar formulën e trasferimit (huazim me të drejtën e blerjes) që nuk e bindte. Kuqezinjtë i propozuan një kontratë 4 vjecare prej 7,5 në sezon, të njëjtën shifër – pa përfshirë bonueset – që merrte Bonucci tek kuqezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *