• |
ide | kryesore

Kesha publikon dokumentarin e saj (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Dje ajo publikoi trailerin e dokumentarit “Rainbow – The Film” që pritet të dalë më 10 gusht. Dokumentari paraqet prapaskenat e albumit “Rainbow”, procesin kreativ dhe gjithë emocionet që fshihen pas vështirësive.

“Të krijoja albumin “Rainbow” ishte një proces terapeutik për mua”, – ka thënë ajo. “Shpresoj që ky film të frymëzojë të tjerët që të mos heqin dorë kurrë edhe nëse ndihen të lënduar ose të humbur, sepse pas stuhisë vjen një ylber. Depresioni, ankthi dhe sëmundjet mendore janë gjëra për të cilat ne të gjithë duhet të flasim më shumë. Nuk është turp të kërkojmë ndihmë. Marrja e vendimit për të punuar me veten është gjëja më e guximshme që mund të bëni. Shpresoj që ky film të ndihmojë të sjellë dritë dhe dashuri për të gjithë.”

Rikujtojmë që dokumentarin e ka paraprirë një betejë e gjatë 3-vjeçare ligjore me producentin Dr. Luke, të cilin ajo e akuzoi për abuzim seksual. Kjo jo vetëm ka dëmtuar procesin e saj si artiste gjatë atyre viteve, por mbi te gjitha jetën e saj personale dhe shëndetin mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *