• |
ide | kryesore

Konfirmohet në detyrë gjykatësja e Tiranës, Brunilda Kadi

Lajme, Të fundit



Edhe për gjyqtaren Brunilda Kadi, seanca dëgjimore për të cilën u zhvillua të hënën, raporti i ILDKPKI-së rezultonte i pastër, pa fshehje pasurie apo deklarim të rremë.

“ILDKPI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshehje pasurie. Gjyqtarja ka deklaruar këto pasuri: Apartament 124 m2 në Lanabregas, në pronësi me bashkëshortin, i marrë me kredi. Benz i blerë në 2008-ën, po në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë 700 mijë lekë. Ka patur të ardhura te mjaftueshme për blerjen e kësaj makine, si dhe një makinë tjetër tip Toyota”, deklaroi KPK rreth pasurisë së gjykatëses Brunilda Kadi.

Por, për gjyqtaren e Tiranës, KPK-ja vendosi edhe transferimin e çështjes civile me numër 9821, të datës 23 maj 2017, pranë organit kompetent që mund të përbëjë shkelje disiplinore.

Kjo është çështje e gjykuar nga gjyqtarja Kadi, për të cilën një shtetas spanjoll është ankuar pse i ka shkuar njoftimi në shqip dhe jo në spanjisht, në një kohë që ai ka qenë i pranishëm në gjykim dhe ishte në dijeni se kur ishte data e radhës e procesit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *