• |
ide | kryesore

KPK merr vendimin për Prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, kalon Vettingun

Lajme, Të fundit



Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi e ka kaluar me sukses Vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pas skualifikimit nga gara për Prokurorinë e Përgjithshëm, Muçi kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e ndërsa ditën e djeshme u përball me KPK-në që përfaqësohej në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Sipas vendimit të bërë publik sot nga KPK, Muçi e ka kaluar me sukses Vettingun.

Prokurori e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të  Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori, më herët, u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm me argumentin se nuk përmbushte kriterin e vjetërsisë në punë, pasi i mungonin vetëm 15 ditë.



3 Comments

  1. farse. ky ka 3 fishin e pasuris dhe gjysmen e viteve te punes te gjygjygjtarit shkarkuare shoqja e te cilit ka biznes ne profesionin e saj prej 20 vitesh. Por ky i dyti fatkeqsisht lindur ne vendin ‘te pa deshiruar’

  2. ore jane ne terezi kta leshkot e kpk. si mund te kalojne vetingun kta mostra. duhet te gjithe te shkarkohen, te hetohen dhe jo te mbulohen kta plera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *