• |
ide | kryesore

Lufta tregtare/ SHBA ‘kërcënon’ Kinën me tarifa të reja

Planet



Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës duket se po arrin një tjetër nivel.

Mediat amerikane raportojnë se do të vendosen tarifa të reja ndaj mallrave kineze, por ndryshe nga ç’ishte parashikuar, tarifa ndaj mallrave me vlerë 200 miliardë dollarë do të jetë 25 për qind, dhe jo 10%.

Plani mund të njoftohet brenda kësaj të mërkure, por një burim i mediave amerikane thotë se tarifa më e lartë nuk është finalizuar ende. Kjo do të rrezikonte një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes SHBA-ve dhe Kinës, të cilat edhe kështu siç janë duket se po zhvillojnë një luftë të ashpër tregtare.

Në korrik, Shtetet e Bashkuara publikuan një listë me produkte shtesë kineze, me vlerë 200 miliardë dollarë, të cilat do të tarifoheshin jo më vonë sesa fillimi i shtatorit. Në listë ka mbi 6.000 produkte, duke nisur nga artikuj ushqimorë, minerale dhe mallra të tjerë konsumi, si çantat e dorës.

Presidentin Donald Trump ka thënë se është gati të vendosë tarifa ndaj të gjitha importeve kineze, me vlerë 500 miliardë dollarë.

SHBA akuzon Kinën për vjedhje të të drejtave intelektuale, ndaj kërkon të ulë deficitin e lartë me ekonominë e dytë më të madhe të botës. Por, mosmarrëveshjet tregtare shihen gjithashtu si pjesë e një lufte më të gjerë mes dy superfuqive për më shumë ndikim në arenën ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *