• |
ide | kryesore

Një nën-kampion bote për Inter, ideja e fundit zikaltër

Sport



Interi i është futur tratativës më të vështrë të merkatos zikaltër, por italianët po e provojnë ti shkëpusin Real Madrid mesfushorin Luca Modric. Vlerat e kroatit, nën-kampion bote, nuk vihen në diskutim, një futbollist me aftësi teknike të rafinuara, i aftë të bëjë kapërcimin në kualitet të mesfushës.

Modric, që në 9 shtatorin e ardhshëm do të mbushë 33 vjec, është ideja e cmendur e Inter. Kontrata e kroatit me Real Madrid skadon në 2020, por pasi humbi Cristiano Ronaldon, vështirë se Florentino Perez do të lejojë largimin e një tjetër kampioni.

Për cdo rast Ausilio e drejtuesit e Inter po mundohen të bëjnë pikë të fortë dëshirën e lojtarit, që nuk e ka refuzuar propozimin madje sipas asaj që referon Sky ka shprehur disponibilitetin e tij.

Pikë e fortë për Inter është edhe fakti se në zikaltër Modric do të gjejë edhe një pjesë të Kroacisë së tij: Brozovic, Perisic e i ardhuri i fundit Vrsaljko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *