• |
ide | kryesore

Nuk mbaron droga në Tepelenë, zbulohen edhe 344 rrënjë kanabisi

Lajme, Të fundit

Qarku Gjirokastër vazhdon të mbetet shumë problematik për kultivimin e kanabisit. Ndërsa një ditë më parë u raportua për zbulimin e një farishteje me rreth 1 mijë fidanë kanabis në Këlcyrë, sot njoftohet për fidanishte të tjera në fshatrat përreth Tepelenës. Kështu, në fshatin Turan, gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe u asgjësuan 53 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Ndërkohë në vendin e quajtur ‘Blloku i Osmanajve’, u gjetën dhe u asgjësuan 291 fidanë bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për të dyja rastet, policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë në datë 16 korrik, në fshatin Skore të Dropullit u zbuluan 6 parcela me mbi 2300 rrënjë kanabis. Për këtë rast policia arrestoi dy persona, ndërsa operacioni u mbajt i fshehtë. Një ditë më parë policia e Gjirokastrës vuri në pranga edhe një shtetas nga Venezuela, i akuzuar për kultivim dhe trafik droge.


© LAPSI.al 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu