• |
ide | kryesore

Promovohet si Prokurore e Tiranës prokurorja e çështjes “Tahiri” Elizabeta Ymeraj

Lajme, Të fundit



Elizabeta Ymeraj u caktua përkohësisht si Prokurore e Tiranës. Vendimi është marrë nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pas shkarkimit nga detyra të Dritan Rreshkës, që nuk arriti të kalojë vetingun.

Elizabeta Ymeraj ka pasur në duar një sërë çështjesh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por dosja më e nxjehtë është ajo e çështjes “Tahiri”. Ymeraj është përballur me deputetët socialistë në Këshillin e Mandateve kur kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Tahiri për arrestimin e tij.

Prokurorja pati një përballje të fortë me socialistët dhe promovimi i saj në detyrë vjen si një lëvizje e papritur. Elizabeta Ymeraj ende nuk e ka kaluar vetingun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *