• |
ide | kryesore

Rama në kampin e Jalës, flet për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm

Lajme, Të fundit



Si cdo vit edhe kësaj radhe kryeministri Edi Rama ishte në Akademinë Verore të FRESSH në Jalë. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ai u ndal tek zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, për të cilat tha se PS do të zbatojë sërish kuotat gjinore dhe do t’u jepet prioritet të rinjve. 

“Angazhimi i të rinjve në fushatën e ardhme, në këshilla, etje, ka qenë gjithmonë prioritet. Që të përfshihen edhe të rinj në Këshilla Bashkiakë. Nuk bëhet me kuota, por është diçka që ne e kemi në traditën tonë dhe e bëjmë çdo vit, ndaj do e bëjmë dhe vitin e ardhshëm. Kurse mua s’më ka shqetësuar asnjëherë raporti të rinj të vjetër. Më ka shqetësuar që në PS të ketë një raport të drejtë mes djemve dhe vajzave, burrave dhe grave. Për herë të parë kemi pasur një këshill bashkiak me kuota gjinore. Më pas vendosëm këtë kusht në PS. Në vitin e ardhshëm do të kemi 50-50 burra e gra”, u shpreh Rama. 



3 Comments

  1. Edo ma hengre karin me duket. Cfare duan trupat elite Amerikane ne Kosove? Jane nga keta qe marrin li-derrae thes ne koke dhe i zevendesojne brenda nates! Merren me keta qe vetshpallen mbreter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *