• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 2 ton pije të skaduara në Korçë, pa kushte higjieno-sanitare dhe pa etiketë në shqip

Lajme, Të fundit



Një sasi prej 2 ton pije të skaduara janë sekuestruar nga AKU në në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.

AKU njofton se subjektit “Argentil” i janë sekuestruar rreth 1740 litër pije të ndryshme, çaj i ftohtë, pije të gazuara, por edhe 40 kg produkte ushqimore (patatina, çibuke) të skaduara, janë sekuestruar në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.

Gjithashtu, në këtë subjekt u konstatuan produkte ushqimore pa kundraetikete ne gjuhen shqipe. Ndaj subjektit u morën masa administrative bazuar legjislacionit në fuqi si dhe u bë bllokimi i produkteve të skaduara deri në momentin e asgjësimit nga institucionet përkatëse.

Ky subjekt është gjobitur 300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, 500 mijë lekë për tregtim të produkteve të pasigurta dhe 50 mijë lekë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe.



2 Comments

  1. Sidomos per kete etiketen ne shqip keni bere mire, Si mund te pijne shqipetaret coca cola me etikete te huaj, po sikur ta perdorin per qellime te tjera??

  2. Nuk e kuptoni qe eshte pune konkurence po ky eshte pike shitje dhe jo prodhues apo importus duhet te pergjegjes per etiketen ne shqip eshte prodhusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *