• |
ide | kryesore

Shënjimi i kufirit Kosovë-Mali i Zi. Komisioni del në terren (Foto)

Lajme, Të fundit



Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka dalë në terren për të verifikuar faktet e gjetura për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Është kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi ai që ka njoftuar për daljen në terren të komisionit.

“Pjesë e punës së përditshme për verifikim të fakteve nga terreni!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook ku ka postuar edhe disa fotografi nga vija kufitare.

Rikujtojmë se pjesë e marrëveshjes së ratifikuar mes Kosovës dhe Malit të Zi është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve që i obligon vendet të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Kryeministri Haradinaj i ka dalë në përkrahje këtij komisioni, pas shkarkimit të atij të mëparshëm të cilin e drejtonte Murat Meha.

“Përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje”, kishte thënë Haradinaj./indeskonline



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *