• |
ide | kryesore

Statistika/ Gjatë kësaj dekade Shqipëria 2 herë me më shumë plera

Stil



Shqipëria nën pushtetin e plehrave. Në dekadën e fundit në vendin tonë gjenerimi i mbetjeve është rritur me ritme të frikshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 2007 Shqipëria kishte 700 mijë ton mbetje, ndërsa 10 vjet më vonë shifra është dyfishuar. Ndërsa vendet e zhvilluara po punojnë shumë fort për reduktimin e prodhimit të mbetjeve, edhe vetë përfaqësuesit e riciklimit të mbetjeve në vendin tonë, flasin për rritje të frikshme të prodhimit të mbetjeve.
Drejtori i Qendrës së Riciklimit në vendin tonë Enriko Ceko në një intervistë për IN News teksa flet për rritje të gjenerimit të mbetjeve.
”10 vjet më vonë kemi 1.4-1.5 mln tonë mbetje. Ne si qytetar kemi shtuar sasinë. N.p.m industrsisë së riciklimit ne mund të punësojmë njerëz.Komiteti Evropian e ka reduktuar prodhimin mbetjeve me 6% në vit” ka pohuar Ceko.

Në mbrojtje të mjedisit, Enriko Ceko nuk nguron ti lëshojë një mesazh të drejtpërdrejtë për bizneset dhe qytetarët në menaxhimin e mbetjeve.
”Ne nuk kemi kulturë menaxhimi. Bizneset duhet të shohin mirë standardet sesi të menaxhojnë mbetjet” tha Ceko.
Qeveria e majtë ka gjetur si zgjidhje landville për menaxhimin e mbetjeve, ku vetëm vitin që lamë pas rreth 78 % e sasisë totale të janë depozituar në landfille. Metoda e dytë e menaxhimit është ajo e riciklimit. Por INSTAT flet për shifra shumë të ulëta. Vetëm 17.2% e mbetjeve në vitin 2017 u ricikluan.

http://www.intv.al/menaxhimi-i-mbetjeve-ne-nje-dekade-shqiperia-dy-here-me-shume-plehra-video-67271



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *