• |
ide | kryesore

Thaçi: Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës do të ndryshojnë

Lajme, Të fundit



Hashim Thaçi deklaroi sot se në kuadër të dialogut me Serbinë, Kosova nuk do të ndahet, por kufijtë e saj duhet të korrigjohen.

Në idenë për të korrigjuar kufijtë, Thaçi përfshiur Luginën e Preshëvës. Sipas Presidentit, kjo krahinë duhet të shtrohet në tryezën e dialogut me Serbinë, për t’iu bashkuar Kosovës.

Thaçi e bëri këtë deklaratë në Facebook, ku postoi edhe foto nga takimi i sotëm me kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin.

Postimi i Thaçit: 

Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. HTH



5 Comments

  1. Nuk hapet fare kutia e pandores nese te dy palet bien teresisht dakort.. Nese do te kete pastaj zera dhe individe ne te dy shtetet qe do fillojne jo ‘ tradheti kombetare’ , jo na vodhen serbet tokat , jo na vodhen shqiptaret tokat, atehere do te kete probleme .

    Per mendimin tim do te ishte nje ide shume e mire nese serbet marrin mitrovicen verjore ( pjesen siper lumit ) dhe ne marrim krahinen e presheves. Ne rast te kundert keto zona do te jene gjithmone sebepe per sherr e shamata.

  2. Nëse me fjalën “korigjim” të kufijve Thaçi ka parasysh kthimin e Luginës së Preshevës në kufijtë e shtetit të Kosovës, kjo do të ishte një kërkese normale e realiste.
    Por nëse pas këtij “korigjimi” fshihet shkëmbim teritoresh, kjo me të vërtetë do të hapte kutinë e Pandorës.
    Më së pari pa shkuar tek Mitrovica “serbe”, një qytet gjysëm i kolonizuar, duhet të hapen hesapet e vjetra të rikthimit të shqiptarëve e të pronave të tyre të dëbuar me dhunë nga Sërbia jugore , nga Nishi deri në Mitrovicë.
    Duke pranuar të dhënat historike se ilirët , paraardhës të shqiptarëve, ishin populli dominues i Ballkanit e sllavët erdhën vonë në këtë gadishull, atëhere heasapet dalin shumë më të ngatëruara.
    Është fakt se jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Europën, rindarje kufijshë janë bërë pas luftërave. Pas Luftës së parë e të dytë botërore e pas Luftës në ish Jugosllavi.
    Përcaktime kufijshë pas luftërave, i kanë bërë fuqitë e mëdha jo gjithmonë sipas territoreve me popullsi etnike historike, por sipas interesave të tyre gjeostrategjike.
    Sllavët në Ballkan kanë dalë të fituar në teritore, sepse kanë pasur përkrahjen e fuqishme të perandorisë cariste e komuniste ruse.
    Për fatin e keq të shqiptarëve, etniteti i tyre nuk paraqiste ndonjë interes për fuqitë e mëdha europiane, e shqiptarët pasardhës të ilirëve, nga një popull dominues i Ish Gadishullit Ilirik, u tkurën në kufijtë e 28 mijë kilometrash katrorë.
    Në fund të shekullit të kaluar, më së fundi edhe Kosova që kish luftuar historikisht për t’ju bashkuar trungut të Shqipërisë, arriti me luftë e sakrifica të mëdha me qindra mijra të vrarë e të persekutuar, por kryesisht edhe me ndihmën e NATO-s, që të krijonte një shtet të dytë shqiptar të pamvarur.
    Do të ishte e marëzishme që enklava të krijuar nga grupe etnike si rezultat luftërash koloniale apo emigrimi qoftë paqësor, ti ktheheshin në mvartësi shteteve nacionale përkatëse.
    Kjo marrëzi do të ngjante me marrëzinë që disa rrugë në Manhaten të New Yorkut, ku është përqëndruar popullsi emigrante etnike kineze, të vareshin direkt administrativisht nga shteti i Kinës.

    1. Gjeja me e mire eshte te kthehen serbet andej nga kane ardhur , nga bjello-rusia , dhe ne te marrim ilirine e meparshme. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *