• |
ide | kryesore

“Vagina është e zgjuar, penisi është budalla”, parlamenti shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Syri i Lapsit



Kemi edhe ne në Shqipëri emra fshatrash apo krahinash që të bëjnë të vësh buzën në gaz. Por nuk jemi askund pranë Ganës. Parlamenti i vendit afrikan shpërtheu në të qeshura me lot kur një deputet kërkoi më shumë investime në zonën e tij. John Frimpong Osei tha se kërkon që disa fshatra të zonës së tij të bëhen pjesë e rrjetit energjetik. Por sapo nisi të citojë emrat e fshatrave që duhen lidhur me rrjetin, të gjithë nisën të qeshin.

Fshatrat quhen “Etwe nim Nyansa”, “Kote ye Aboa” dhe “Shua ye Morbor”. Ato përkthehen përkatësisht: “Vagina është e zgjuar”, “Penisi është budalla” dhe “Testikujt janë të mërzitur”. Në përgjigje të kërkesës së deputetit, ministri i Energjisë vazhdoi humorin: “Nëse u ofrojmë energji, kjo mund të ndërhyjë në aktivitetet e natës”.



1 Comment

  1. A thua se kjo paska ndodhur në parlamentin e një shteti afrikan si Gana e ku deputetët qënkan gajasur së qeshuri ?
    Nuk kemi dëgjuar në parlamentin shqiptar që deputetët të qeshin me emrin “Kurvelesh” të një krahine, por ama kemi parë që deputeti Taulant Balla, të hapë gojën vesh më vesh duke qeshur kur dëgjon shefin e tij të përdorë fjalët banale rugaçërore, apo zonjëzën Spiropali të mahnitet me gjeniun Rama e ti duket si “Skënderbe”, kur ai përmend organet gjinitale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *