• |
ide | kryesore

Zimbabve/ Fiton partia që qeveris prej 38 vitesh, opozita proteston dhunshëm

F1, Planet



Protestat nga përkrahësit e Aleancës opozitare MDC në qendër të kryeqytetit Harare morën një kthesë të shëmtuar pasdite.

Turmat kishin qenë atje që nga mëngjesi, por kur erdhi lajmi se Zanu-PF, partia në pushtet prej 37 vitesh, (lexo më poshtë shkrimin e detajuar të Lapsi.al për zgjedhjet në Zimbabve) kishte fituar shumicën e vendeve në parlament dhe se rezultatet e presidencës nuk ishin gati, situata mori një kthesë tjetër.

Pas 40 vitesh, çfarë po ndodh me zgjedhjet e para në Zimbabve pa Mugaben 

Protesta të dhunshme shpërthyen në Harare. Njerëzit filluan të sulmonin me gura të mëdhenj, shkopinj, dhe çdo gjë që mund të kapnin rrugës edhe një zyrë të partisë Zanu-PF.

Turmat këndonin: “Ne duam Chamisan.” (liderin e opozitës) Ata besojnë se zgjedhjet janë vjedhur dhe po kërkojnë që koliacioni MDC të shpallet fitues.

Forcat speciale janë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Ata arritën në një skenë kaotike plot goma të djegura dhe përballë një turme të papërmbajtshme. Qindra persona qëllonin furgonë policie me gurë.

Ky grup ka humbur të gjithë besimin në sistemin zgjedhor dhe thotë se nuk do të ndalet derisa njeriu i tyre të jetë në krye të vendit.

Cilat janë rezultatet e deklaruara?

Komisioni Zgjedhor i Zimbabvs ka shpallur 122 deputetë për Zanu-PF deri tani, dhe 53 për Aleancën MDC, njoftuan mediat shtetërore. Ka 210 vende në shtëpinë e ulët të Asamblesë Kombëtare.

Më shumë se pesë milionë njerëz ishin regjistruar për të votuar, dhe ka pasur një pjesëmarrje të lartë prej 70%.

Transmetuesi shtetëror ZBC kishte raportuar se komisioni zgjedhor do të shpallë rezultatet e presidencës në ora 12:30 lokale (10:30 GMT), por vetëm rezultatet parlamentare u lexuan.

Një kandidat presidencial ka nevojë për më shumë se 50% të votave për të fituar menjëherë. Përndryshe, raundi i balotazhit do të mbahet më 8 shtator.

Çfarë thonë vëzhguesit e zgjedhjeve?

Misioni i BE ka kritikuar vonesën në shpalljen e rezultateve presidenciale.

Misioni i BE tha se kishte vërejtur disa probleme, duke përfshirë paragjykimin e medias, kërcënimin e votuesve dhe mosbesimin në komisionin zgjedhor, duke shtuar se kishte një “klimë të përmirësuar politike, por një fushë të pabarabartë loje dhe mungesë besimi”.

Kjo është hera e parë në 16 vjet që qeveria ka lejuar vëzhguesit e zgjedhjeve të BE dhe SHBA në vend.

Misioni i Bashkimit Afrikan ka thënë se zgjedhjet “ndodhën në një mjedis shumë paqësor” dhe “ishin shumë konkurruese”.

Misioni shtoi se nuk mund të konfirmonte ankesat e partive opozitare për blerjen e votave, frikësimin nga shteti dhe paragjykimet nga udhëheqësit tradicionalë.

Një raport paraprak nga vëzhguesit e Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (Sadc) tha se zgjedhjet ishin kryesisht paqësore dhe kryheshin në përputhje me ligjin.

Çfarë po thonë partitë?

Opozita kryesore e Zimbabve tha se Z. Chamisa fitoi zgjedhjet presidenciale, duke ndezur festimet nëpër rrugë nga mbështetësit të martën.

Aleanca opozitare MDC tha se partia qeverisëse Zanu-PF po përpiqej të manipulonte votat për të lejuar Presidentin e tanishëm Emmerson Mnangwa të fitojë, dhe vonesa në lëshimin e rezultateve zyrtare ishte e papranueshme.

Douglas Mwonzora, një zyrtar i lartë i Aleancës MDC, i tha BBC-së se miratimi i të dielës së kandidatit të tyre nga ish-Presidenti Robert Mugabe, (lexo më poshtë shkrimin e detajuar të Lapsi.al për zgjedhjet në Zimbabve) i kishte kushtuar votat opozitës. Ai gjithashtu pretendoi se partia në pushtet kishte korruptuar votuesit në zonat rurale.

Pas 40 vitesh, çfarë po ndodh me zgjedhjet e para në Zimbabve pa Mugaben 

Një zëdhënës i Zanu-PF hodhi poshtë akuzat e opozitës për ndërhyrje, duke i thënë BBC-së se ai nuk kishte “asnjë provë” për këto akuza nga opozita.

Njihuni me kandidatët për President:

Emmerson Mnangwa, Zanu-PF 

I njohur si “krokodili” për shkak të zgjuarsisë së tij politike.

Është akuzuar për sulme të mëdha ndaj mbështetësve të opozitës pas zgjedhjeve të vitit 2008.

Mendohet të jetë 75 vjeç, ai premton të sjellë vende pune dhe shihet si i hapur për reformat ekonomike.

I mbijetoi disa përpjekje për vrasje. Për këto atentate të mbetura në tentativë janë fajësuar përkrahësit e ish-Presidentit Mugabe. Emmerson Mnangwa ka qenë krahu i djathtë i diktatorit Mugabe për vite me radhë. Mnagagëa u bë president pas një revolte ushtarake të cilën mendohet se e ka udhëhequr vetë ndaj shefit të tij, 94-vjeçarit Mugabe.

Nelson Chamisa, Aleanca e MDC 

Kafka e tij ishte thyer kur u rrah nga agjentët e sigurimit shtetëror në vitin 2007.

U bë deputet në moshën 25-vjeçare, ministër kabineti në moshën 31-vjeçare dhe mund të bëhej presidenti më i ri në moshën 40-vjeçare, në këto zgjedhje.

Nelson Chamisa u kualifikua si pastor kohët e fundit. Ai ka përdorur masivisht “Zotin” në fushatë.

Chamisa ka premtuar të rindërtojë ekonominë e shkatërruar të vendit, por është kritikuar se ka bërë premtime ekstravagante të tilla si, futja e një treni me shpejtësi të lartë dhe sjellja e Olimpiadës në Zimbabve.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *