• |
ide | kryesore

‘Digjet’ Europa, priten temperatura vrastare ditët e ardhshme

Lajme, Planet



Moti i nxehtë ka mundësi të arrijë pikun këtë fundjavë. Specialistët druhen se temperaturat do të thyejnë rekordin e vitit 1977 dhe paralajmërojnë se vendet më të rrezikuara do të jenë Spanja dhe Portugalia. Ndërkohë, në Gjermani autoritetet kanë shpërndarë ujë falas për të pastrehët, ndërsa në Austri deodorant.

Teksa Europa bëhet gati për një tjetër valë të nxehti, meteorologët deklarojnë se rekordi i temperaturës më të lartë mund të shënohet në ditët e ardhshme. Rekordi aktual është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë, në korrikun e vitit 1977. Temperaturat po ngrihen ndjeshëm në Spanjë dhe Portugali, të nxitura nga një erë e ngrohtë që fryn nga Afrika. Shërbimi meteorologjik spanjoll ka rritur nivelin e alarmit, duke paralajmëruar se vala e të nxehtit do të jetë agresive dhe do të zgjasë, kryesisht në jug-perëndim të vendit. Ndërsa shërbimi meteorologjik europian, Meteoalarm ka shpallur alarmin e kuq, që tregon se i nxehti mund të kthehet në rrezik për jetën, kryesisht në jug të Portugalisë dhe në provincën Badahoz në Spanjë.

Specialistët vlerësojnë se ka 40 për qind shanse që të arrihet rekordi 41-vjeçar prej 48 gradë Celsius dhe 25 deri në 30 për qind që ai të tejkalohet. Ndërkohë, probleme me motin e nxehtë janë verifikuar edhe në Gjermani. Senati i Berlinit ka vendosur të shpërndajë në fundjavë shishe uji dhe krem solar falas për të pastrehët. Ndërsa në Vjenë të Austrisë, pushteti vendor ka zgjedhur të shpërndajë deodorantë falas për qytetarët që përdorin metronë, për të shmangur anomalitë që mund të krijohen gjatë udhëtimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *