• |
ide | kryesore

Edhe pse çmime të shtrenjta, turistët nuk mungojnë në Shqipëri

Paparazzi, Slider



Çdo vit Shqipëria po josh turistë nga mbarë bota. Nga një vëzhgim i In News pranë bregdetit të Adriatikut, konstatojmë një numër të shtuar të turistëve të huaj. Vitet e fundit turistët çekë e polakë po kthejnë jo vetëm sytë nga Shqipëria, por po e përzgjedhin bregdetin tonë për të kaluar pushimet verore. Të intervistuar nga In News, turistët polakë dhe ata çekë thonë se e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Por ata nuk do të ndalen vetëm në Adriatik, pasi riviera është ajo e përzgjedhura për të mbyllur pushimet e tyre në vendin tonë.
‘’ Jemi nga Polonia. Shqipëria është shumë e bukur. Jemi një grup prej 9 grash. Është dita e parë që kemi ardhur këtu dhe më pas do të shkojmë në gjithë rivierën shqiptare’’ pohon një turiste.
‘’Jemi shumë të kënaqur. Ne kemi ardhur nga Cekia. Uji dhe ushqimi këtu është shumë i mirë‘’ pohon një tjetër turist.
Si tradicionalisht, pushuesit kosovarë mbajnë numrin më të lartë të frekuentimit të bregdetit shqiptar. E ndërsa një pjesë preferojnë detin jon, të tjerë për shkak të afërsisë, po pushojnë në plazhet e adriatikut.
‘’Jemi nga Kosova. Prej tre vitesh po vijmë këtu në Durrës për pushime.’’

Por të pyetur sesi ju duken çmimet, duke qënë se vazhdimisht ka pasur shumjë probleme dhe abuzime në këtë sezon, bashkëkomabsit tanë po zgjedhin që të blejnë shtëpi në zonat bregdetare.
‘’Ne jemi pensionistë, e kemi blerë banesën këtu ‘’pohon pushuesi kosovar.

http://www.intv.al/cmime-te-kripura-por-shqiperia-po-terheq-te-huajt-dhe-kosovaret-67377



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *