• |
ide | kryesore

FOTO/ Korsitë e biçikletave në Tiranë, lali Eri ‘harron’ koshat e plehrave në mes të rrugës

Lajme, Të fundit



Nuk ka ditë ku bashkia e Tiranës të mos postojë foto të punëve dhe arritjeve që bën në kryeqytet. Këto punë normale të bashkisë zmadhohen duke u reklamuar në rrjetet sociale dhe televizione, por përtej ngjyrave dhe kronikave të mirë-edituara, shpeshherë fshihet tjetër realitet.

Jo shumë më parë në sheshin Wilson në kryeqytet bashkia Tiranë ka ndërtuar një korsi biçikletat me ndarë plastike anash, por ajo çka është absurde (siç mund të shihet edhe nga fotot) është fakti se në mes të rrugë-kalimit të biçikletave janë lënë koshat e plehrave, të cilët duhet të kishin një vend të posaçëm të futur për të mos penguar si kalimin e njerëzve me dyrrotak, po ashtu edhe mbledhjen e plehrave nga koshat.

Duket se punonjësit e bashkisë e kanë pasur mendjen ta mbarojnë shpejt e shpejt këtë korsi biçikletash në mënyrë që të vinte lali Eri për foto.



2 Comments

  1. ne rrugen bardhyl e siper jane te gjitha rruget e prishura e te shqyera…ky po i bie verdalle “bllokut” e po mbjell shkurre e shkaterron rruge. se aty e shikon rama &c…aty i terheq gjaku i baballareve…

  2. Ky eshte nje zbulim i madh qe do ti ndihmoje filozofet ari dhe Stalini per te zhvilluar me tej vepren “Demokracia dhe Revolucioni Salist”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *