• |
ide | kryesore

FOTO/ Përqafimi pas vetingut, prokurori i Tahirit konfirmohet në detyrë

Lajme, Të fundit



Për një pjesë të mirë të prokurorëve dhe gjykatësve që vihen para provës së vetingut, rikonfirmimi me detyrë duket të jetë si heqja e një barre të rëndë nga vetja. Prokurori i Krimeve të Rënda Gentjan Osmani, një prej prokurorëve të dosjes Tahiri duket se është konfirmuar në detyrë ditën e sotme dhe sapo ka marrë vendimin është përqafuar në sallë me të njohurin e tij.

Më pas, siç duket nga fotot ka dalë i qeshur nga salla e vetingut për të folur para gazetarëve.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, KPK-ja hetoi një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar shitja e një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare.

Problem për prokurorin ishte blerja në vitin 2009 e apartamentit 62 metra katrorë, që më pas u shit për të financuar apartamentin 96 metra katrorë.

Sipas KPK-së, Osmani nuk justifikon dot kthimin e një borxhi 20 mijë eurosh, që ka deklaruar se ia ka marrë një kushëriri për blerjen e apartamentit. Vetë prokurori insistoi se i ka pasur këto burime dhe kërkoi rikonfirmim në detyrë.



2 Comments

  1. Sa me shume shikon dhe lexon per keta gjobevenes aq me shume te vjene per te vjelle . Keta do bejne drejtesi??????? Sa TURP !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *