• |
ide | kryesore

Fundjavë rekordesh për Europën, temperatura deri në 50°C

Lajme, Të fundit



Temperaturat e larta rikthehen Europë duke vënë në alarm veçanërisht autoritetet britanike dhe ato spanjolle.

Gadishulli iberik është më i prekuri nga vala e të nxehtit, siç shfaqet edhe në këto pamje të shërbimeve të meteorologjisë. Termometri në Spanjë e Portugali shënoi, 48 gradë Celcius ndërsa parashikimet flasin për një tjetër rekord 50 gradë Celcius që mund të arrihet gjatë fundjavës.

Spanjollët, por edhe turistët e shumtë në këtë periudhë të vitit, janë paralajmëruar të qëndrojnë larg diellit në orët e pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Shqetësim i lartë mbetet edhe rreziku nga zjarret në pyje. Autoritetet portugeze shpallën gjendjen e gatishmërisë për të parandaluar katastrofat.

Britania e Madhe pritet të përballet me valën e dytë të të nxehtit, pas asaj në ditët e fundit të Korrikut. Autoritetet prej javësh mbajnë alarmin portokalli, që këshillon qytetarët të ekspozohen në diell, vetëm në orë të caktuara të ditës.

Temperatura maksimale në vendin ishullor pritet të shkojë deri në 33 gradë Celcius, një nivel tepër i lartë për Britaninë e Madhe që në këtë periudhë regjistron temperatura deri në 25 gradë.

Ndryshimet klimatike regjistruan rekord historik në Arktik, ku temperatura arriti në 32 gradë Celcius. Në gadishullin norvegjez të Banakut në këtë periudhë zakonisht temperatura mesatare arrin në 16 gradë.

Për shkencëtarët viti 2017 ishte më i nxehtë në tokë pa fenomenin e El Nino. /tvklan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *