• |
ide | kryesore

Hidhte mbetjet në plazhin e Durrësit, policia çon në prokurori kompaninë e ndërtimit

Lajme, Të fundit



Një firmë ndërtimi që hidhte ujëra të ndotura në detin e Durrësit është proceduar penalisht nga policia.

Autoritetet njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Hamallaj, ku një firmë ndërtimi hidhte mbetjet e saj në ujërat e detit.

Menjëherë nga ana e Efektiveve të Stacionit të Policisë Manëz, u ushtruan kontrolle dhe afër grykëderdhjes së kanalit ujëmbledhës të Hidrovorit në fshatin Hamallë, Njësia Administrative Sukth u konstatua se një firmë ndërtimi, punimet zbatuese të së cilës drejtoheshin nga shtetasja M.Zh, po gërmonte e pastronte kanalin duke i hedhur ujërat e pastrimit në det dhe ndotur atë“, – sqaron policia.

 



1 Comment

  1. Ne Sektorin Riniai te Fllakes afer Bishtit te Palles eshte e njejta gje. Mbetyrina te nje ndertimi jane hedhur buze lagunes. ma e bukura aty po pushonin nje makine e policise bashkiake bashke me efektivin e saj. Ky ekip policie pasi bere nja dy, tre xhiro me makine buze plazhit ku femijet po loznin me nje kapardisje katunaresh, shkuan te flladiten te pishat buze lagunes. O Vangjusho dili zot punes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *