• |
ide | kryesore

Ilir Meta dekreton ligjin për diasporën, zyrtarizohet mësimi shqip

Lajme
Presidenca-655x340.jpg



Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.

Sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit.

Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

dekret save-1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *