• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari arratiset nga burgu në Torino, shkon dhe plagos me thikë kunatin e tij

Lajme, Të fundit



Shqiptari Robert Uku 45 vjec është arratisur nga burgu Lorusso e Cotugno në Torino ku vuante dënimin për trafik droga në regjimin gjysëm i lirë, 12 orë në burg e 12 orë i lirë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, 31 korrik,  ku 45 vjeçari shqiptar nuk është paraqitur më në burg.

Sipas rrëfimeve të famjarëve Robert Uku pas punës në fabrikë ka shkruar në banesën e kunatit të tij, një emigrant me origjinë egjiptiane që jeton në komunën e Mirafiores.

Mes tyre ka nisur një sherr i dhunshëm. 45 vjeçari shqiptar ka goditur 2 herë me thikë kunatin e tij dhe është larguar në drejtim të paditur.

Shretasi egjiptian po kurohet në spitalin e qytetit, e është jashtë rrezikut për jeton. Ndërsa i burgosuri Robert Uku është shpallur në kërkim.

Ndaj tij tani rëndon dhe akuza tentativë vrasje, kurse dënimi i tij për trafik droge përfundon me vitin 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *