• |
ide | kryesore

Kosovë, imami i një xhamie akuzohet për ngacmim seksual

Lajme, Të fundit



Imami i një xhamie në Kosovë akuzohet për ngacmim seksual. Expres shkruan se një familje në fshatin Sibovc të Podujevës, ka denoncuarr imamin Beqir Nuredini, për abuzim seksual me vajzën e tyre, V.I, kur ajo ishte 16 vjeç. Sipas familjes, asokohe vajza po merrte mësime mbi islamin te ky imam. Nëna e vajzës thotë se hoxha i prishi “çikninë” vajzës së saj tani gati 19 vjeçe.

Policia ka konfirmuar rastin duke njoftuar se tashmë e ka intervistuar vajzën, familjen dhe imamin. Vetë Nuredini mohon, duke thënë se krejt kjo po i bëhet për shkak të punës “së jashtëzakonshme” në xhami. Ndërsa Bashkësia Islame paralajmëron se nesër do të marrë një vendim rreth imamit. Ngjarja ka ndodhur dy vjet më parë.

© LAPSI.al 



3 Comments

  1. ju po i qoni roshit,xhelilit,balles,drrokut e ndokve nenen me te bijen e mitur,vlezrit e ,itur per perdhunim ne grup e nuk beni ze ,e tash per ket imam nxeheni.madje edvin qelbesira i perkrah keta imam te erdogan qenef bash bakan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *