• |
ide | kryesore

Mourinho pranë shkarkimit, United preferon Zidane,

Sport



Manchester United duket se po përgatit një prej operacioneve më të rëndësishme dhe hipoteza është: ikën Mourinho e vjen Zidane. Special One është tashmë prej disa javësh në konfkikt të hapur me drejtuesit e Djajve të Kuq që kontestojnë portugezin për sjelljen në javët e para të fazës përgatitore. Media angleze pretendon se Mourinho është fare pranë shkarkimit, tani më shumë se kurrë për një motiv të qartë: mbi portugezi është hija e Zinedine Zidane që është gati të kthehet në një pankinë pas eksperiencës me Real Madrid.

Mbi teknikun rëndojnë kritikat nga lojtarë si Martial e Valencia, të kthyer me vonesë nga pushimet ose në gjendje të keqe fizike, pa harruar ankesat e shumta për merkaton të bërë deri tani nga klubi anglez. “Kam dorëzuar një listë prej 5 objektivash dhe nuk erdhi asnjëri. Doja të paktën dy, por sikur të mbërrinte një” ishin fjalët e portugezit për merkaton e Djajve të Kuq që nuk u pëlqyen aspak në ishill. Mundësia e largimit të Mourinhos përpara fillimit të kampionatit janë të larta: në vend të parë për ta zëvvendësuar klubi ka vënë kandidaturën e Zinedine Zidane që vjen nga një eksperiencë më shumë se e suksesshme me Real Madrid. Për ‘Sun’, francezi është i preferuari i pronarëve të Manchester United që po mendojnë përmbysjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *