• |
ide | kryesore

Shtyhet krijimi i KLGJ/ Asnjë gjyqtar Apeli jashtë Tiranës nuk e kaloi dot Vetingun

Lajme, Të fundit



Formimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor duket se do të shtyhet ende, edhe pse procesi i vetingut për të gjithë kandidatët ka përfunduar. Kjo vonesë vjen si pasojë e mospasjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun për një prej vendeve në KLGJ, specifikisht për vendin e parashikuar për një gjyqtar në një gjykatë të apelit jashtë Tiranës.

 

Gjyqtari i vetëm i apelit jashtë Tiranës, Besim Trezhnjeva (Durrës), u shkarkua nga KPK më 13 prill dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi të njëjtin vendim.

Kjo do të thotë se duhet të hapet një raund i ri për gjyqtarë nga gjykatat e apelit jashtë Tirane, e sërish kandidatët duhet të përballen me vetingun, proces ky që do të shtyjë edhe më tej formimin e KLGJ-së dhe kjo përkthehet si vonesë akoma më e madhe në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, që për momentin janë të bllokuara.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *