• |
ide | kryesore

Sot jepet vendimi për Gentjan Osmanin, një nga 3 prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet që të shpallë ditën e sotme vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani. Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit. Vendimi për të do të shpallet në orën 12:00.

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, KPK-ja hetoi një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar shitja e një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare.

Problem për prokurorin ishte blerja në vitin 2009 e apartamentit 62 metra katrorë, që më pas u shit për të financuar apartamentin 96 metra katrorë. Sipas KPK-së, Osmani nuk justifikon dot kthimin e një borxhi 20 mijë eurosh, që ka deklaruar se ia ka marrë një kushëriri për blerjen e apartamentit. Vetë prokurori insistoi se i ka pasur këto burime dhe kërkoi rikonfirmim në detyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *