• |
ide | kryesore

Zbardhen hajdutët e 15 vjedhjeve në Tiranë, policia arreston 4 persona dhe shpallet një tjetër në kërkim

Lajme, Të fundit
vjedhje.jpg



Policia e Tiranës ka zbardhur autorët e 15 vjedheve të ndodhura në kryeqytet ndërsa parandaloi  dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave ku janë arrestuar në flagrancë autorët.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisatiati i Policisë Nr. 6.

Arrestimet- Arrestohen në total 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

-Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje “).

– Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

– Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, shtetasi :

– F. M., 30 vjeç,  i banues në Durrës ( i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në autostradën “Tiranë – Durrës”, kanë vjedhur magazinat e një kompanie në pronësi të shtetasit E. T.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autor edhe të 4 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 17.06.2018, ku në rrugën “Llazi Miho”, është vjedhur një motorr në pronësi të shtetasit V. K.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 24.06.2018, ku në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit F. B.

– Vjedhjse së ndodhur më datë 29.06.2018, ku në rrugën “Konferenca e Pezës”, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit S. Ç.

– Vjedhjes së ndodhur më datë 20.06.2018, ku në rrugën “Aleksandri i Madhi”, ku është vjedhur kabulli i energjisë elektrike.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Vjedhjes të mbetur në tentativë”, shtetasi :

– Elidon Alla, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “Sali Butka”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases S. M.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme :

– Vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba “ është vjedhur banesa e shtetasit B. S.

-Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit O. B. i është vjedhur zyra.

– Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit E. F., është tentuar ti vidhet mjeti.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit A. B., më datë 15.04.2018

– Vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018.

-Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018.

– Vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018.

– Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018.

-Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *