• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla kthehet në Tiranë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla është fotografuar teksa po drekonte me dy të moshuar në një restorant të Tiranës.

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rëndavendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish kryeprokurorit. Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë.

Fotoja është publikuar nga newsbomb.al

Ish kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..

Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.



2 Comments

  1. Mos na vije keq pse PD mbron kriminelet dhe hajdutet, ata jane vete pjese e atyre.
    Turp te kene ndyresirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *