• |
ide | kryesore

Barcelona e bën zakon, pas Malcom Romës, i merr Vidal Interit

Sport



Barcelona bën prepotenten në merkato dhe pas goditjes që i bëri Romës me cështjen Malcom e përsërit edhe ndaj Inter. Katalanasit parakalojnë zikaltrit në garën për Arturo Vidal dhe sipas ‘Mundo Deportivo’është arritur edhe akordi me mesfushorin kilen që në ditët e fundit praktikisht ishte veshur me fanellën e Inter. Oferta e Barces është 25 milionë euro. Për Vidal kontratë tre vjecare me kushtet e garantuara më parë nga italianët (4-4,5 milionë në sezon).

Konfirmimin e parakalimit të spanjollëve e ka bërë agjenti i 31 vjecarit, Fernando Felicevich: Klubi katalanas është seriozisht i interesuar. Barcellona luajti në kundërsulm fillimisht sepse nuk arriti të zhbllokojë cështjen Rabiot por natyrisht përfitoi nga ndalesa e Inter, që luajti i sigurt, por pa e kuptuar se kundër kujt po luante.

Zyrtarët e anës sportive të Barça Pep Segura, Eric Abidal e Ramon Planes vazhdojnë të punojnë edhe për operacione të tjera në mesfushë, por zgjedhja e Vidal mund ti kënaqë dëshirat e teknikut katalanas që humbi për sezonin e ri Iniestan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *