• |
ide | kryesore

Biznesmeni shqiptar arrestohet sërish në Itali

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i arrestuar gjatë muajit qershor, është arrestuar sërish nga policia italiane, tanimë nën akuzën e vjedhjes së rënduar.

Auglent Lallollari u arrestua në qershor nën akuzën e shfrytëzimit të punëtorëve, pasi në fermën e tij shfrytëzonte disa shqiptarë në kushte të rënda pune. Ai u lirua pak ditë pas arrestimit në atë kohë.

Me rastin e inspektimit, ai u gjet në posedim të një mjeti të vjedhur dhe sendeve të tjera të vlefshme dhe u gjet një lidhje e paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Për këto krime, shqiptari është arrestuar përsëri sot.

Hetuesit dorëzuan në Prokurorinë Publike të Raguzës një informacion të artikuluar për krimet e kryera dhe Prokurori Publik Santo Fornasier kërkoi nga gjykata masën e arrestit paraprak shtëpiak për krimet e kryera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *