• |
ide | kryesore

E mirë por kam preferenca të tjera, çfarë ndodhi mes Noizyt dhe fanses së tij

Paparazzi, Slider
noizy11.jpg



Së fundmi, Noizy ka publikuar një foto të tij që është pjesë e këngës së tij më të re “Parku lojrave”. Këtë foto, që Noizy shfaqet në një ndërtesë të braktisur pa bluzë, e ka shoqëruar me disa fjalë, ku ka thënë se i është dashur shumë mund për të arritur suksesin që ka sot. E pikërisht për historinë e jetës së tij, trajton edhe kënga më e re e Noizyt dhe klipi është bërë në përputhje me këtë gjë. “My Life Story.. Tag nje tjeter Rapper Shqiptar ëith the same struggle.. I’ll wait #YouCantWalkInMyShoes Kur bej kenge nuk flas per pralla, flas per te kalumen time, dhe jeten aktuale. Flas per Shqiptarine ktu Ku linda, ktu Ku po eci dite per dite, ne kto rruge. Po, flas per sende materiale Sepse mundem, me ne fund. Vetem njerzit pa vullnet & kurajo do ken inat, Normale. Gjithsesi shumica jan me mu dhe ju Dua”, ka shkruajtur reperi në mbishkrimin e kësaj fotoje. Por në mesin e komenteve, një fanse e ka ofenduar keq reperin. “Ahh ti ke pjerdh, shumica me ty ahaha shumica 16 vjeçare, që ju duken fjalë të mëdhaja ato tekstet e tua”, i ka komentuar ajo Noizyt. Por reperi jo vetëm që e ka lexuar këtë koment të fanses, por edhe i ka kthyer asaj një përgjigje epike, duke i kujtuar se ajo i ka shkruajtur atij në mesazhe private dhe ka dashur vëmendjen e tij. “Hyra tek mesazhet dhe më kishe dërguar shumë puthje. Më fal që s’ta kam kthy. Gjithsesi po ta kthej këtu, je shumë e mirë por kam preferenca të tjera”, ia ka kthyer asaj Noizy.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *