• |
ide | kryesore

Familjarët e Demi Lovatos vendosin: Duhet të largohet nga muzika

Paparazzi, Slider



Javën e  kaluar showbiz-i u trondit nga lajmi se këngëtarja Demi Lovato ishte shtruar me urgjencë në spital pas një mbidoze me kokainë.

Demi gjithmonë ka vuajtur nga varësia që ka me drogën, edhe përse për një periudhë të mirë kohe, kjo e fundit kishte vendosur ta fitonte betejën me vesin e saj duke qëndruar e pastër.Një burim ka treguar për mediat se këngëtarja po bëhet gati të dalë nga spitali dhe të afërmit e saj po e shtyjnë që ajo të shkojë në një qendër rehabilitimi. Tashmë pas disa komplikimeve dy ditë më parë, Demi është gati që të dalë nga spitali brenda kësaj jave.

Familjarët janë duke insistuar por edhe pse vendimin përfundimtar do e marrë vetë Demi, njerëzit pranë saj po tregohen më këmbëngulës se kurrë që t’i mbushin mendjen. Shumë nga miqtë  janë shprehur se që Demi të fitojë këtë betejë duhet të largohet nga industria e muzikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *