• |
ide | kryesore

Gjirokastër, dyshime për vjedhje energjie nga vëllai i drejtorit të OSHEE, nis verifikimi i rastit

Lajme, Të fundit
oshee-1-650x356.jpg



Task Forca e OSHEE ka kryer sot disa kontrolle në rajonin e jugut, ku janë evidentuar edhe abonentë që vidhin energjinë elektrike. Burime të Lapsi.al thonë se në Gjirokastër është kapur duke vjedhur energjinë vëllai i drejtorit të njësisë së OSHEE për qytetin, Rezart Hoxha.

Task Forca e mbërritur nga Fieri, ka konstatuar se në lokalin e shtetasit Dritan Hoxha, vidhej energji elektrike. Lokali ndodhet në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Nuk dihet se prej sa kohësh Dritan Hoxha vidhte energjinë elektrike në biznesin e tij. Por burime nga OSHEE i thanë Lapsi.al se ende ky rast është në verifikim dhe për momentin nuk mund të thuhet me saktësi nëse ka apo jo vjedhje.

A ka qenë në dijeni vëllai i tij që është drejtor në OSHEE? Këto pritet të zbardhen nga hetimi i Prokurorisë, por sidoqoftë pas kësaj, drejtori Rezart Hoxha duhet minimalisht të dorëhiqet. Është pa sens që ai të shkojë të ndërpresë lidhjet e paligjshme në abonentë të tjerë, kur ka mbyllur sytë para biznesit të vëllait të tij.

Një ditë më parë humbi jetën një burrë në Shkodër në përpjekje për të rilidhur energjinë elektrike pasi i ishte ndërprerë ngaqë nuk e paguante dot. Ai la jetimë 8 fëmijë. Plot raste të tjera kemi parë në këto vite sesi arrestohen njerëz qe kapen duke vjedhur energjinë elektrike, kemi parë familje të këputura që rrijnë në errësirë sepse nuk kanë mundësi të paguajnë. Ana tjetēr e këtij realiteti të trishtë janë njerëzit e lidhur me fijet e pushtetit, që vjedhin energjinë elektrike dhe pasuri të tjera publike.

© LAPSI.al



8 Comments

  1. ‘Burime të Lapsi.al thonë se .. ” ( Fakti – 99% eshte genjeshter)
    ‘ drejtori Rezart Hoxha duhet minimalisht të dorëhiqet” … ( konkluzjoni i bazuar mbi Faktin)
    ‘Ana tjetēr e këtij realiteti të trishtë janë njerëzit e lidhur me fijet e pushtetit, që vjedhin energjinë elektrike’ … ( dhe ne fund … propaganda partiake)

    1. Po nese FAKTI del i vertete ( ai 1% qe i ke lene ti) atehere dhe KONKLUZJONI eshte i drejte dhe justifikon plotesisht PROPAGANDEN ne fund, cfare do te thuash ti ?

      Apo do te thuash , me falni se fola para kohe .
      Mos u nxito se dardha e ka bishtin mbrapa.

  2. Me ne fund edhe –Ipa emeri-po na servir lajme konkrete ,ku edhe ai e ka kuptuar qe shpura prane qeverise ,soji dhe sorollopi i tyre jane te gjithe hajdute.Por prape se prape kur shkruan komentin thote qe 99% eshte genjeshter dhe kete e mbull ne kllapa ,na jep dhe versionin se cfare duhet te beje drejtori .por perseri i meshon –mbylljes te kllapave .

    1. ahah tani po e verteton o Stalin qe ky lajm eshte per ty ahah.

      Lexoje dhe nje here komentin e ati me siper , se mbase arrin ta kuptosh.
      ahah

  3. Me ne fund edhe –Ipa emeri-po na servir lajme konkrete ,ku edhe ai e ka kuptuar qe shpura prane qeverise ,soji dhe sorollopi i tyre jane te gjithe hajdute.Por prape se prape kur shkruan komentin thote qe 99% eshte genjeshter dhe kete e mbylll ne kllapa ,na jep dhe versionin se cfare duhet te beje drejtori .por perseri i meshon –mbylljes te kllapave .Sepse per kete paguhet se nuk i japin thesin e miellit ne fund te muajit.

    1. o stalin
      nuk jon per ty kto komentet
      nuk ta kap ajo radakja jote
      mos u lodh kot se do kalosh me sforcim mendor
      ne do na e dhish akoma ma shum ket portal

  4. @-jkl-dhe ti -Tironci -une i u referova komentit qe ka bere nje dhiar leshi qe ha mut ne c’do koment pa na shkruar dhe drejtuar ne si komentues ,po me duket se ini jua ata qe hani mut duke nderuar pseudonimet,Sa per portalet dhe sidomos -Lapsin.al-po e dhisni dhe shurravitni -ju morrat e kuq me pagese .Kurse sa per te shkruar ju marr ne maje te karit dhe ju rrutulloj si fuge o rop qira .Qe ne cdo koment jo ti referoi lajmit apo shkrimit por vetem hani te -pergerur-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *