• |
ide | kryesore

Johnny Depp akuzon Amber për dhunë fizike

F1, Paparazzi



Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë të ndezin debat. Pavarësisht se martesa e tyre ka përfunduar prej më shumë se dy vjetësh, aktori ka akuzuar sërish ish gruan.

Joshësi i Holliovudit akuzon Heard se i ka gjuajtur dy herë me grush në fytyrë. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në prill të 2016-s, kur Depp ka vajtur me vonesë në festën e ditëlindjes së aktores.Akuza rrjedh nga dokumentet e padisë që Depp ka bërë bë Mbretërinë e Bashkuar kundër tabloidit ‘The Sun’, të cilin e ka denoncuar për një artikull ku aktori përshkruhej si një ‘rrahës i grave’.Pikërisht për këtë arsye, Johnny është kritikuar nga The Sun për faktin se iu ofrua roli në filmin “Fantastic animals: The crimes of Grindelwald”.

Ditën e ditëlindjes së Heard, siç insistojnë avokatët e Depp ‘ai nuk ishte as i droguar e as i alkoolizuar dhe ndodhej në shtrat kur Heard u bë veçanërisht agresive’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *