• |
ide | kryesore

PD akuza kryeministrit: Rama i ka dhënë të vëllait, Olsit monopolin e tregut të bixhozit

Lajme, Të fundit



Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve, që janë 4 fishuar në 4 vjet.

Katërfishimi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptiv i mirëmenduar për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit. Në shkelje të çdo ligji, kontrata e konçesionit nuk është bërë asnjëherë publike dhe Ministria e Financave vazhdon të fshehë sesa do ta rëndojë buxhetin ulja e taksave për bixhozin”, deklaroi Tabaku.

Më tej Tabaku është ndalur tek premtimi i Ramës pasi erdhi në pushtet për të mbyllur pikata e basteve, që sipas të dhënave nuk janë zvogluar, por shtuar ndër vite.

Në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh. Edi Rama që, dikur përbetohej për mbylljen e pikave të basteve dhe mashtronte shqiptarët se ishte kundër bixhozit, e ka përdorur pushtetin për t’i dhënë të vëllait monopolin e tregut të bixhozit”, shton ajo.

Sipas Tabakut, ligji i jep Olsi Ramës monopolin e mbikqyrjes dhe kontrollit të tregut të bixhozit, duke e dhënë me konçesion shërbimin tek një kompani e vetme, e cila, sipas ligjit korruptiv të vitit 2015 do ta ketë këtë të drejtë për 30 vjet.

Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi”, u shpreh Tabaku, që preton se pasi të vijë PD në Pushtet do të anulojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion që është monopol dhe çdo favorizim nga ata që sot qeverisin me krimin e organizuar dhe po pastrojnë paratë në ekonomi.

“Rishikimi i ligjit antimafia do të sigurojë që çdo qindarkë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të kthehet në ekonomi”, theksoi Tabaku.



7 Comments

  1. Cdo dite nje deklarate ( bajate) , panvarsisht se ne nje berime i bien fyellit. Kjo quhet lufte ‘opozitare’. Keshtu do ta rrezoni Ramen ju ? apo thjesht mbani te karikuar elektoratin tuaj ?

    u bete te MERZITSHEM.

    Ka vite qe PDja duhet te rishikoje menyren e komunikimt me publikun. Metoda te vjeteruara, deklarata bjate, tone luftarake dhe kercenime boshe, publikimi cdo muaj i nje ‘megaskandali qe do rrezoje qeverine’…

    Nderroni stafin e propagandes se nuk e keni ne rregull. Thjesht njerzit nuk ju besojne me dhe jane te lodhur me keto deklaratat e perditshme.

    1. Nuk ka nevoje ti besosh, mjafton te ecesh rrugeve te Tiranes dhe shikon pika bastesh edhe aty ku shiteshin gazeta..Edhe ai qe te llustronte kepucet do te te shese ndonje bilete llotarie…E vetmja propagande eshte kjo qe po ben ti qe nuk do te pranosh se PS erdhi me parrullen “stop” marrezise dhe ka katerfishuar pikat e “marrezise”, Veliaj erdhi me parrullen”stop leje ndertimi” dhe ka dhene leje ndertimi per 200 Kullae prishje parqesh…Une nuk paguhem nga Basha, por thuaj Veliajt te te paguaje me teper se shkruan si mjeran…

      1. Me fal por ne komentin tim nuk mora persiper te gjykoj nese ato qe ngre kjo zonja jane apo jo te vrteta.
        Une thjesht po them qe kjo menyre e te beri opozite eshte jo produktive, e merzitshme , e rrezikshme ( kur ato qe deklaron dalin te pa verteta), me fraza shabllon , me terma te kohes se Enver Hoxhes, e shume gjera te tjera qe nuk po i shkruaj ketu.

        Eshte kthyer ne nje lloj propagande per njerzit me nivel te ulet mendor se atyre qe ja u pret pak mendja e kuptojne se eshte kohe e humbur per ta.

        Sikur keta te PDs te benin kallzim penal ne prokurori vetem per 5% te akuzave qe kane ngritur neper media , me deklarata pompoze, ne parlament e tj , Rama kishte rene me kohe.

        Kesaj i thone : Shahemi deri ne brez te shtate vetem per sy e faqe , se pozitat nuk ja rrezikojme njreitjertrit per aq kohe sa je ne pushtet.

        E gjitha po merr formen e nje teatri ordiner shume te gjate ( 8 vite) .

  2. Ajo qe e bene te pabesueshme PD eshte fakti qe stafi i saj duke filluar qe nga kryetari dhe deri tek deputeti i fundit perbejne nje brum qe po ti emertonim medioker do t’u benim nder.
    Lexoni deklaratat e Bashes dhe menjehere do te shikoni qe ato midis tyre nuk kane anje progres por e njejta permbajtje te ciles i rrotullohet pa mbarim aq sa te kujton komentuesit idiote te ketij portali ari, Stalini dhe te tjere.
    Shkurt pa ide, pa vizion, pa progres, thjesht monotone dhe regres.
    Politika dhe shteti i shqiptar ka perfunduar me ne opozite tejet mjerane me Mulin, Paloken, dhe nje takem provincialesh injorant qe nuk kane se si te “prodhojne” politike progresive.
    Per sa kohe do te vazhdoje kjo situate Rama do te mbetet ne pushtet me atletet dhe citjanet e tij.

    1. Pas Ramës, “fjalimet” më idiote në Kuvendin e Shqipërisë kam dëgjuar ti bëje “sekretari i përgjithshëm” i PS, e që njihet me nofkën Tualet Palla.
      Pu, pu pu çfarë oratori i madh !!!!!!. Në çdo pesë fjalë që flet ky kokë katërqoshelliu nga Librazhdi, një do të jetë se sbën, o SHQUPI o Babalja. Edhe këto i përsërit si papagall meqë këtë bën edhe krietari. . Kur të tillë niveli intelektual kanë kryetari e sekretari i rilindjes enveristo-drogiste, mendo se cfarë niveli kanë deputetët e tjerë të kuq.
      Meqe “komentuesit e tjerë” veç teje o Huuk na qenkan “Injorantë”, pa “mësoje” opozitën se si duhet të godasë marrëzitë e kësaj qeverisje .
      Qenka provinciale opozita e drejtuar nga juristi me arsim profesional të marë në Hollandë. Basha, e na qenka politikë “qytetare”, poltika e Ramës me poture e atlete, apo Ruçit, Xhafës e Talo Pallës.
      Enveristët më hileqarë e më dallkaukë, janë ata që gjoja pranojnë se Rama është një karagjoz, por që qenka opozita “provinciale” ajo që e mban ate në pushtet.
      Jo more birçe jo.
      Në pushtet Rama erdhi me para të pista të 20% të pallateve dhe po e mban këtë pushtet me paratë e ndyra të krimit, e me kollonën e pestë të komentuesve si puna tënde, që në vënd të meresh me qeverinë, meresh me opozitën që ka si “armë” vetëm fjalën.
      “Ari” që përmend ti për të përgjithësuar ata që nuk e duan enverizmin, është i vetmi që komenton me gjuhë banale.
      Shiko se të gjithë komentuesit që kanë një mendje me ty, janë dhjetë herë me banalë e me gjuhë të mangët drejtëshkrimore se “ari”
      Komenti tënd është një koment tipik i propogandës së shitësit të fiqve, gënjeshtarit e mashtruesit profesionist, Erion Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *