• |
ide | kryesore

Pranga shqiptarit në Kostur, u kap afër zonës ku ishin fshehur 6 çanta me 130 kg kanabis

Lajme, Të fundit



Rreth 130 kg marijuanë janë gjetur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar. Droga u gjet nga policia greke në një zone pyjore në Kostur.

Policia ka zbuluar të fshehura në pyll 6 çanta dhe një thes, që përmbanin 29 pako me peshë totale 129 kg e 970 gramë marijuanë.

Pranë tyre është arrestuar një shqiptar 27-vjeçar, i cili ruante zonën ku ishte fshehur droga. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe sekuestrua një celular me një kartë SIM.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Kostur, Grevena, e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 6.7 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *